Loading Now

Aeroporti i Tiranës drejt një viti historik në 2026

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
WhatsApp-Image-2026-01-10-at-05.55.34-1024x683 Aeroporti i Tiranës drejt një viti historik në 2026
  1. AJet – Linjë ajrore turke low-cost që nis për herë të parë operimet në Shqipëri, duke lidhur Ankaranë më 5 mars 2026 dhe Stamboll Sabiha Gökçen më 2 mars 2026.
  2. Chair Airlines – Linjë ajrore shumë e re që do të operojë fluturime sezonale drejt Shqipërisë, nga një qytet shumë i rëndësishëm për diasporën shqiptare. Zyrihu lidhet me Tiranën më 9 korrik 2026.
  3. Finnair – Shoqëri ajrore shumë e rëndësishme e aleancës Oneworld, do të operojë fluturime sezonale nga Helsinki drejt Tiranës më 30 prill 2026. Kjo shënon herën e parë që Shqipëria lidhet me Helsinkin dhe Finlandën.
  4. Norwegian Air Shuttle – Lidh për herë të parë Gothenburgun dhe Helsinkin me Shqipërinë. Edhe këto fluturime janë sezonale, por nëse të dy drejtimet arrijnë pritshmëritë e kompanisë, ato mund të zgjerohen.
  5. Ryanair – Rrit gamën e destinacioneve që do t’i ofrojë Shqipërisë. Listës i bashkohen:
    • Bratislava – 29 mars 2026
    • Dublin – 30 mars 2026 (hera e parë)
    • Liverpool – 30 mars 2026
    • Poznan – 30 mars 2026
    • Gdansk – 31 mars 2026
  6. SkyUp Airlines – Linjë ajrore ukrainase low-cost dhe charter që do të lidhë për herë të parë Kishinaun me Tiranën më 9 qershor 2026.
  7. Turkish Airlines – Do të rifillojë fluturimet nga Stambolli drejt Tiranës më 23 janar 2026.
  8. Wizz Air – Nis fluturimet:
    • Bratislava – Tiranë më 16 mars 2026
    • Billund rifillon më 3 mars 2026 pas një shkëputjeje 3-vjeçare
    • Kalamata më 31 mars 2026
    • Alghero (sezonale) më 24 qershor 2026
    • Palma de Mallorca më 23 qershor 2026
    • Santander më 29 mars 2026
    • Vilnius më 31 mars 2026
    • Tallinn më 22 qershor 2026
    • Varshavë-Radom më 24 qershor 2026
WhatsApp-Image-2026-01-10-at-05.58.28-1024x683 Aeroporti i Tiranës drejt një viti historik në 2026

Share this content:

Kush jemi ne? Ne, në fakt është thjesht një “unë” pasi për momentin jam i vetëm në këtë “mision” do ta quaja unë. Arsyeja përse unë vendosa të krijoj një blog rreth aviacionit shqiptar është sepse personalisht mendoj se aviacioni shqiptar kaq aq shumë informacion dhe është aq e pasur, sa unë e mendova të arsyeshme të krijoj një blog të ri rreth aviacionit shqiptar, të atij të Shqipërisë dhe Kosovës. Këtu do të keni informacione më të fundit rreth aeroportit të Tiranës, Prishtinës dhe së shpejti rreth aeroportit ndërkombëtar të Kukësit dhe të Vlorës. Këtu do të kemi dhe dokumentarë rreth aviacionit shqiptar ndër vite. Lajme, artikuj. Do të mundohem t’i japë këtu të gjitha. Shumë faleminderit nëse e shpërndani blogun tim dhe shpresoj të gjej sa më shumë bashkëkombas, që kanë po të njëjtin pasion si timin, aviacionin. Faqja u mundësua nga IT profesioniste , @mustafaaga.2.0 – Mustafa The Developer – Software Developer.