Dy linja të reja Wizz Air nga Tirana në 2026
Kompania ajrore me kosto të ulët Wizz Air do të zgjerojë rrjetin e saj të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) me dy destinacione të reja: Kalamata në Greqi dhe Santander në Spanjë, duke sjellë lidhje direkte drejt dy qyteteve bregdetare shumë të kërkuara për turizëm.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Aktualisht, Wizz Air ofron 66 destinacione direkte nga dhe drejt Tiranës, duke e bërë atë linjën ajrore me rrjetin më të madh të fluturimeve nga Shqipëria.

Lista e vendeve që Wizz Air operon për / nga Tirana
🗓️ Detajet e fluturimeve
✈️ Tiranë – Kalamata (Greqi)
Tirana – Kalamata
31 mars 2026
15:25 – 17:40
Kohëzgjatja e udhëtimit: 1 orë e 15 minuta
Avioni: Airbus A321ceo (operated by Wizz Air Malta)
Kalamata – Tirana
31 mars 2026
18:15 – 18:35
Kohëzgjatja e udhëtimit: 1 orë e 20 minuta
Avioni: Airbus A321ceo (operated by Wizz Air Malta)
Kjo linjë do të operojë gjatë gjithë vitit, me frekuencë dy herë në javë, ndërsa frekuenca mund të rritet nëse arrihen pritshmëritë operative dhe komerciale të kompanisë.
✈️ Tiranë – Santander (Spanjë)
Tirana – Santander
29 mars 2026
17:25 – 20:35
Kohëzgjatja e udhëtimit: 3 orë e 10 minuta
Avioni: Airbus A321neo (operated by Wizz Air Malta)
Santander – Tirana
29 mars 2026
21:10 – 00:10 (+1)
Kohëzgjatja e udhëtimit: 3 orë
Avioni: Airbus A321neo (operated by Wizz Air Malta)
Linja do të operojë si fluturim sezonal veror, nga 29 mars deri më 22 tetor 2026, me frekuencë dy herë në javë, dhe mund të zgjerohet ose të shndërrohet në linjë vjetore nëse përmbush kriteret e kompanisë.
Zgjerim i rrjetit Wizz Air nga Tirana
Me këto dy linja të reja, Wizz Air vazhdon të forcojë pozicionin e saj në Aeroportin e Tiranës, duke rritur ndjeshëm ofertën e fluturimeve direkte drejt Greqisë dhe Spanjës dhe duke i shtuar Shqipërisë lidhje të reja ajrore me tregjet kryesore turistike europiane.
Share this content:


