Loading Now
air albania airplane

Çfarë po ndodh në Air Albania? Punonjës të kompanisë ngrejnë alarmin për shkelje të rënda dhe cënim të sigurisë ajrore

Një situatë e rënduar ka dalë në dritë së fundmi brenda kompanisë kombëtare “Air Albania”, teksa një grup punonjësish i janë drejtuar me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe institucioneve shtetërore të fushës, duke denoncuar shkelje të theksuara të ligjit dhe standardeve të punës në aviacion.

image-16 Çfarë po ndodh në Air Albania? Punonjës të kompanisë ngrejnë alarmin për shkelje të rënda dhe cënim të sigurisë ajrore

Punonjësit raportojnë se për afro një vit nuk janë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërkohë që pagesat mujore janë kryer me vonesa të përsëritura prej dy deri në tre muaj. Në deklaratën e tyre thuhet se situata është përkeqësuar ndjeshëm që nga emërimi i një drejtuesi të ri turk në krye të kompanisë, i cili sipas tyre ka ushtruar presion të fortë psikologjik mbi stafin, ka larguar në mënyrë të papritur pilotë, teknikë dhe anëtarë të ekuipazhit, si dhe ka krijuar një klimë të pasigurt në vendin e punës.

Sipas punonjësve, mungesa e pagave dhe e sigurimeve, ndërhyrjet pa kriter në strukturë dhe mosrespektimi i protokolleve operacionale kanë komprometuar ndjeshëm sigurinë e pasagjerëve. Ata e konsiderojnë këtë një alarm serioz për të gjithë sistemin e aviacionit civil në vend dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse.

image-14-edited Çfarë po ndodh në Air Albania? Punonjës të kompanisë ngrejnë alarmin për shkelje të rënda dhe cënim të sigurisë ajrore

Në reagimin e tyre publik, punonjësit theksojnë nevojën për nisjen e një hetimi të plotë institucional mbi të gjitha shkeljet e denoncuara. Ata kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të pagave të prapambetura dhe kontributeve të sigurimeve për të gjithë stafin, si edhe rikthimin në detyrë të punonjësve të pushuar në mënyrë të padrejtë, përfshirë pilotët, teknikët dhe anëtarët e ekuipazhit të kabinës. Një kërkesë thelbësore është gjithashtu garantimi i një ambienti pune të sigurt dhe respektimi i dinjitetit profesional të të gjithë personelit ajror, në përputhje me standardet ndërkombëtare të fushës.

image-15 Çfarë po ndodh në Air Albania? Punonjës të kompanisë ngrejnë alarmin për shkelje të rënda dhe cënim të sigurisë ajrore

Sipas deklaratës, nëse kjo situatë nuk trajtohet me urgjencë nga shteti, rrezikohen jo vetëm të drejtat themelore të punonjësve, por edhe funksionimi normal i linjave ajrore dhe mbi të gjitha siguria e udhëtarëve shqiptarë dhe të huaj që përdorin shërbimet e Air Albania.

Share this content:

Kush jemi ne? Ne, në fakt është thjesht një “unë” pasi për momentin jam i vetëm në këtë “mision” do ta quaja unë. Arsyeja përse unë vendosa të krijoj një blog rreth aviacionit shqiptar është sepse personalisht mendoj se aviacioni shqiptar kaq aq shumë informacion dhe është aq e pasur, sa unë e mendova të arsyeshme të krijoj një blog të ri rreth aviacionit shqiptar, të atij të Shqipërisë dhe Kosovës. Këtu do të keni informacione më të fundit rreth aeroportit të Tiranës, Prishtinës dhe së shpejti rreth aeroportit ndërkombëtar të Kukësit dhe të Vlorës. Këtu do të kemi dhe dokumentarë rreth aviacionit shqiptar ndër vite. Lajme, artikuj. Do të mundohem t’i japë këtu të gjitha. Shumë faleminderit nëse e shpërndani blogun tim dhe shpresoj të gjej sa më shumë bashkëkombas, që kanë po të njëjtin pasion si timin, aviacionin. Faqja u mundësua nga IT profesioniste , @mustafaaga.2.0 – Mustafa The Developer – Software Developer.