Aeroporti i Tiranës drejt një viti historik në 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, që nga viti 2021, ka vijuar një rritje të vazhdueshme deri më sot, ku jo vetëm harta e destinacioneve është zgjeruar, por edhe kapacitetet që aeroporti tani ofron për pasagjerët që e përdorin Tiranën për të fluturuar.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Viti 2025 ishte një vit tepër i suksesshëm për aviacionin shqiptar, sidomos për atë në Shqipëri, duke parë nga ana e destinacioneve që iu ofruan shqiptarëve. Ndër to përfshihen London Gatwick, Stockholm-Arlanda, Malaga, Larnaka, Tenerife, Malta, Lamezia Terme, Pisa, Bodrum dhe Gdansk.
Por pati edhe linja që fatkeqësisht u detyruan të mbylleshin për shkak se nuk arritën pritshmëritë që kompanitë ajrore kishin vendosur. Air Albania, flamurmbajtësja e Shqipërisë, mbylli linjat Tirana – Milano Malpensa dhe Tirana – Stamboll, çka më pas solli edhe heqjen e licencës nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) i Shqipërisë. Po ashtu, u mbyllën linjat Birmingham, Bristol dhe Reggio Calabria të ofruara nga Ryanair, si dhe Brindisi, Catania dhe Leipzig të operuara nga Wizz Air.

Për vitin 2026, aviacioni shqiptar rikthehet edhe më i fuqishëm se kurrë. Linjat dhe destinacionet e reja janë:
- AJet – Linjë ajrore turke low-cost që nis për herë të parë operimet në Shqipëri, duke lidhur Ankaranë më 5 mars 2026 dhe Stamboll Sabiha Gökçen më 2 mars 2026.
- Chair Airlines – Linjë ajrore shumë e re që do të operojë fluturime sezonale drejt Shqipërisë, nga një qytet shumë i rëndësishëm për diasporën shqiptare. Zyrihu lidhet me Tiranën më 9 korrik 2026.
- Finnair – Shoqëri ajrore shumë e rëndësishme e aleancës Oneworld, do të operojë fluturime sezonale nga Helsinki drejt Tiranës më 30 prill 2026. Kjo shënon herën e parë që Shqipëria lidhet me Helsinkin dhe Finlandën.
- Norwegian Air Shuttle – Lidh për herë të parë Gothenburgun dhe Helsinkin me Shqipërinë. Edhe këto fluturime janë sezonale, por nëse të dy drejtimet arrijnë pritshmëritë e kompanisë, ato mund të zgjerohen.
- Ryanair – Rrit gamën e destinacioneve që do t’i ofrojë Shqipërisë. Listës i bashkohen:
- Bratislava – 29 mars 2026
- Dublin – 30 mars 2026 (hera e parë)
- Liverpool – 30 mars 2026
- Poznan – 30 mars 2026
- Gdansk – 31 mars 2026
- SkyUp Airlines – Linjë ajrore ukrainase low-cost dhe charter që do të lidhë për herë të parë Kishinaun me Tiranën më 9 qershor 2026.
- Turkish Airlines – Do të rifillojë fluturimet nga Stambolli drejt Tiranës më 23 janar 2026.
- Wizz Air – Nis fluturimet:
- Bratislava – Tiranë më 16 mars 2026
- Billund rifillon më 3 mars 2026 pas një shkëputjeje 3-vjeçare
- Kalamata më 31 mars 2026
- Alghero (sezonale) më 24 qershor 2026
- Palma de Mallorca më 23 qershor 2026
- Santander më 29 mars 2026
- Vilnius më 31 mars 2026
- Tallinn më 22 qershor 2026
- Varshavë-Radom më 24 qershor 2026

Të gjitha këto destinacione tregojnë se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” po vendos themelet dhe po i tregon rajonit se po merr një rol dominues. Paralelisht me Wizz Air, edhe Buzz, nëndegë e Ryanair, do të hapë bazën e saj në Tiranë më 29 mars 2026, me tre avionë të bazuar, me synimin për rritje të mëtejshme të flotës në të ardhmen.
Duke parë këto zhvillime, pritet që gjatë vitit të shpallen edhe destinacione të tjera të reja, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi të parët që do t’ju informojmë për çdo zhvillim në aviacionin shqiptar.
Share this content:


