✈️ Air Albania nis fluturimet drejt Sllovenisë më 1 Shtator
Sipas njoftimeve paraprake, fluturimet do të operohen me frekuencë të rregullt gjatë javës, por detaje të plota mbi oraret dhe çmimet e biletave nuk janë bërë ende publike.
Biletat për këtë destinacion nuk janë ende në shitje dhe pritet që informacioni zyrtar për rezervimet të bëhet i ditur nga Air Albania në ditët në vijim.

Kjo është hera e parë që një linjë direkte midis Shqipërisë dhe Sllovenisë ofrohet nga kompania ajrore shqiptare, çka sinjalizon një zgjerim të mëtejshëm të rrjetit të destinacioneve të Air Albania në Evropë


Share this content:
2 comments